Ndërlidhjet

Rusia “josh” maturantët e Krimesë


Ilustrim
Ilustrim
Në qoftë se Krimeja do ti bashkohet federatës ruse, atëherë fëmijët e këtij gadishulli do të mund të pranohen në universitetet në Rusi, pa provim pranues.

Drejtori për arsim dhe shkencë në administratën e Sevastpolit, Viktor Oganesian, tha sot se nxënësit që në Krime e përfundojnë shkollimin e mesëm, në universitetet ruse do të mund të pranohen vetëm përmes një interviste.

Kjo ofertë nga Rusia vjen në kohën e krizës në Ukrainë dhe atë tri ditë para mbajtjes së referendumit.

Në referendumin e së dielës, qytetarët e gadishullit Krimeja në Ukrainë do të pyeten nëse duan apo jo, bashkim me federatën ruse.

Oganesian tha sot se autoritetet pro-ruse në Krime tashmë janë në fazën e përgatitjeve të listave për nxënësit e Krimesë që janë në vitin e fundit të shkollimit të mesëm e që duan të vazhdojnë studimet universitare në Rusi.
XS
SM
MD
LG