Ndërlidhjet

Kërkime për aeroplanin e zhdukur edhe në oqeanin Indian


Ilustrim
Ilustrim
Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se kërkimet për aeroplanin e zhdukur të Malajsia Airlines mund të zgjerohen edhe në Oqeanin Indian.

Kjo sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, do të bëhet duke u bazuar në disa të dhëna që sipas tij jo domosdoshmërisht janë përfundimtare, por të dhëna që lënë të hapur mundësinë që aeroplani ka rënë në një zonë tjetër e jo aty ku po kërkohej fillimisht.

Në lidhje me këtë kërkim në Oqeanin Indian, Carney, ka thënë se janë konsultuar edhe me partnerët ndërkombëtar.

Gazeta Wall Street Journal, ka cituar hetuesit amerikanë, të kenë thënë se Boeing 777 ka qëndruar në ajër për rreth katër orë pas kontaktit të fundit që kishte me kontrollerët.

Hetuesit deri më tani, nuk kanë përjashtuar ndonjë shkak të mundshëm që ka çuar në zhdukjen e avionit i cili kishte në bord 239 persona.
XS
SM
MD
LG