Ndërlidhjet

OKB: Mision për të drejtat e njeriut në tërë Ukrainën


Ivan Simonoviq
Ivan Simonoviq
Kombet e Bashkuara do të dërgojnë zyrtarë për të drejtat e njeriut në gjithë Ukrainën duke përshirë edhe Krimenë, me qëllim të mbledhjes së fakteve ku pretendohet se ka shkelje të të drejtave të njeriut.

Në një deklaratë të dhënë sot, sekretari i përgjithshëm për të drejtat e njeriut Ivan Simonoviq, tha se vendosja e vëzhguesve është e nevojshme.

Simonoviq tha se ka indikacione se shkeljet e të drejtave të njeriut në Ukrainë, janë lënë pas dore, dhe se ka shqetësime serioze në lidhje me dobësinë e institucioneve të sundimit të ligjit, mungesës së llogaridhënies si dhe mosndëshkueshmëri për atë që shkelin të drejtat e njeriut.

Simonoviq ka shfaqur shqetësimin për përdorimin e tepërt të forcës në këtë pjesë, torturat, zhdukjet dhe burgosjet arbitrare.
Rusia pretendon se ka shkelje të të drejtave të rusëve dhe pro-rusëve në Krime andaj edhe e justifikon praninë e saj ushtarake në këtë gadishull.
XS
SM
MD
LG