Ndërlidhjet

83 aktakuza për korrupsion kundër 196 personave


Ilustrim
Ilustrim
Që nga nëntori i vitit të kaluar e deri në fund të shkurtit të këtij viti, prokuritë anë e kënd Kosovës në vazhdën e luftës kundër korrupsionit kanë ngritur gjithsej 83 aktakuza me gjithsej 196 persona të dyshuar.

këtë shifër të rasteve kundër korrupsion e ka bërë me dije Koordinatorja Nacionale kundër Korrupsionit, pranë zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula gjatë një konference të mbajtur sot në Prishtinë.

Kësisoji, Pula ka bërë me dije se nga numri prej 83 aktakuzave, nëntë sosh janë ngritur nga prokurorët kompetent të Prokurorisë Themelore në Prishtinë me gjithsej 18 persona të dyshuar, 14 aktakuza nga prokuroprët në Pejë me gjithsej 20 persona, 17 aktakuza në Gjilan me gjithsej 38 të dyshuar, 13 akuza në Prizren me 13 persona të dyshuar, 15 aktakuza në Gjakovë me gjithsej 38 persona të dyshuar, 6 aktakuza në Mitrovicë me gjitseh 6 persona të dyshuar, 8 aktakuza në Ferizaj me gjithsej 50 të dyshuar si dhe një aktakuzë është ngritur për korrupsion nga prokurorët e Prokurorisë Speciale që merren me lëndët e korrupsionit e në të cilën janë të listuar emrat e 13 personave të dyshuar.

Ndryshe nga herat e kaluara, kësaj radhe, prokuroria ka zbuluar edhe pozitat që mbajnë zyrtarët që tashmë janë pjesë e aktakuzave. Kësisoji, prokuroria ka bërë me dije se janë 8 zyrtar të nivelit qendror qeveritar, 9 zyrtarë të agjencive, 8 zyrtarë të Policisë së Kosovës, 6 punonjës të institucioneve publike shëndetësore, 4 zyrtarë të Administratës Tatimore, dy nënkryetar komunash, dy drejtor komunal, tre këshilltar të kuvendeve komunale, një prokuror, një gjyqtar, 6 avokatë, 3 zyrtarë nga administrata e gjyqësorit, 2 juristë, dy punonjës të ndërmarrjeve publike, 4 mjek, 14 persona privat apo qytetar si dhe 114 punonjës apo udhëheqës të kompanive private.

Laura Pula gjatë konferencës së mbajtur, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë rastet e korrupsionit në mënyrë që veprimet korruptive, të vihen para drejtësisë.
XS
SM
MD
LG