Ndërlidhjet

Malajzi: Zgjerohet territori i kërkimit të aeroplanit të zhdukur


Ministri i transportit i Malajzisë Hishammuddin Hussein në një kofnerencë për shtyp lidhur me aeroplanin e zhdukur
Ministri i transportit i Malajzisë Hishammuddin Hussein në një kofnerencë për shtyp lidhur me aeroplanin e zhdukur
Malajzia thotë se kërkimi për aeroplanin e zhdukur është zgjeruar edhe në Oqeanin Indian, por ka refuzuar t’i komentoj raportet në Shtetet e Bashkuara se aaeroplani kishte fluturuar disa orë pasi ishte zhdukur.

Ministri i Transportit i Malajzisë, Hishammuddin Hussein, tha sot se “aeroplani është ende i zhdukur dhe hapësira e kërkimit po zgjerohet”.

Ai tha se nuk mund të ofroj informacione të reja se çka ka ndodhur me këtë aeroplani, që ishte nisur nga Kuala Lumpuri për në Pekin, para një jave, me 239 njerëz në të.

Agjencia Reuters ka cituar burime që kanë thënë se të dhënat e radarëve ushtarakë sugjerojnë se aeroplani me qëllim iu ka shmangur kursit fillestar për në Pekin dhe ka fluturuar në anën perëndimore.

Zyrtarë të Aviacionit Civil të Malajzisë kanë thënë se po punojnë me hetuesit e Shteteve të Bashkuara për të parë se mos ekziston ndonjë informacion satelitor, që mund të ndihmoj në gjetjen e lokacionit të aeroplanit.
XS
SM
MD
LG