Ndërlidhjet

Hakerët sulmojnë ueb-faqe të NATO-s


Ilustrim
Ilustrim
Hakerë të paidentifikuar kanë sulmuar disa ueb-faqe të NATO-s.

Një grup që e quan veten “cyber berkut” ka thënë se sulmi është kryer nga ukrainas patriotë, të zemëruar me, siç kanë thënë, ndërhyrjen e NATO-s në vendin e tyre.

Pretendimi i bërë në www.cyber-berkut.org nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Berkut u referohet forcave speciale të policisë në Ukrainë, të cilat janë shpërndarë pas rënies së regjimit të Viktor Yanukovychit.

NATO-ja ka thënë se asnjë nga sistemet e saj themelore nuk është komprometuar.
XS
SM
MD
LG