Ndërlidhjet

25 vende përfshihen në kërkimin e aeroplanit


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet e Malajzisë kanë bërë të ditur se 25 vende janë përfshirë në kërkimin e avionit të kompanisë Malaysian Airlines, i cili është zhdukur më shumë se një javë më parë, me 239 njerëz në bord.

Zyrtarët u kanë thënë gazetarëve se këto vende përfshijnë Kazakistanin, Uzbekistanin, Kirgizinë, Turkmenistanin, Pakistanin, Indinë, Kinën, Francën dhe Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët po ashtu kanë thënë se janë duke kontrolluar prapavijën e secilit person në bord, por edhe të stafit tokësor që ka punuar me Boeingun 777.

Policia ka kontrolluar të dielën edhe shtëpitë e dy pilotëve të aeroplanit.

Zhvillimet ndodhin një ditë pasi kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, ka thënë se ka informacione se sistemet e komunikimit me aeroplanin janë ndërprerë me paramendim dhe se ai ka vazhduar fluturimin në drejtim tjetër.
XS
SM
MD
LG