Ndërlidhjet

Afganistan: Tërhiqet edhe një kandidat nga gara presidenciale


Ilustrim
Ilustrim
Kandidati i dytë për zgjehdjet presidenciale në Afganistan është tërhequr nga gara.

Ish-ministri i mbrojtjes, Abdul Rahim Wardak nuk ka dhënë arsye për tërheqjen e tij.

Wardak i cili konsiderohej kandidat me shumë gjasa për të fituar pjesë të madhe të votave, nuk ka bërë me dije nëse e ka plan në plan të mështet ndonjë kandidat tjetër në garë.

Me tërheqjen e tij, në garë për zgjedhjet presidenciale të 5 prillit, kanë mbetur edhe nëntë kandidatë të cilët pretendojnë të zëvendësojnë presidentin aktual Hamid Karzai.

Vëllai i Hamid Karzait, Qaym Karzai është tërhequr po ashtu nga gara në fillim të këtij muaji.

Presidenti aktual Hamid Karzai e ka të ndaluar me kushtetutë që të pretendojë edhe një mandat tjetër presidencial.
XS
SM
MD
LG