Ndërlidhjet

Manhattan: Dhëndrri i Bin Laden ishte vetëm zëdhënës


Ilustrim
Ilustrim
Organizatori i vetëshpallur i sulmeve të 11 shtatorit, thotë se ish-zëdhënësi i Osama bin Laden, nuk kishte rol në planifikimin e operacioneve ushtarake për al-Kaidën.

Khalid Sheikh Mohammed, gjatë një deklarate të dhënë në Gjykatën federale në Manhattan ka thënë se Sulaiman Abu Ghaith ka shërbyer vetëm si një zëdhënës ngase ishte orator dhe shqiptues i mirë i fjalëve.

Por sipas Mohammed, Abu Ghaith “nuk kishte të bënte me operacionet ushtarake”.

Ebu Gaith i cili është dhëndrri i Bin Ladenit, është i akuzuar për konspiracion për të vrarë shtetasit amerikanë.

Ai gjendet në një burg në Gjirin e Guantanamos në Kubë.
XS
SM
MD
LG