Ndërlidhjet

Dy të vrarë në protestat në Malavi


Ilustrim
Dy persona janë vrarë në Malavi gjatë protestave mes përkrahësve të partisë në pushtet dhe atyre të opozitës.

Lajmin për vrasjen e dy personave e ka bërë me dije policia e atjeshme e cila ka shfaqur shqetësimin se dhuna mund të shkaktoj probleme për zgjedhjet kombetare që pritet të mbahen atje.

Në mesin e të vrarëve është një polic dhe një civil ndërsa ngjarja ka ndodhur në Thyolo që gjendet 20 kilometra nga kryeqyteti komercial Blantyre.

Zona ku ka ndodhur ngjarja është bastion i partisë opozitare e udhëhequr nga Peter Mutharika, i cili është vëllau i ish-presidentit Bingu ëa Mutharika.

Ky i fundit ka ndërruar jetë në 2012-ten pas një sulmi në zemër.
XS
SM
MD
LG