Ndërlidhjet

Arrestohen dy kinez, transportonin 291 pasaporta kazake


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet në Kazakistan ka bërë me dije se dy banorë të Hong Kongut, janë arrestuar në aeroportin ndërkombëtar Almat, për shkak se kishin me vete një numër të madh të pasaportave të zbrazëta të Kazakistanit.

Komiteti i Kazakistanit për siguri kombëtare ka bërë me dije se rojet kufitare tek dy burrat e arrestuar, janë gjetur 291 pasaporta të zbrazëta, dukë përfshirë edhe pasaporta që përdoren nga zyrtarët.

Njëri nga pasaportat e gjetur ishte i plotësuar dhe i gatshëm për përdorim.

Dy personat e arrestuar po planifikonin të udhëtonin nga Almaty për në Hong Kong
XS
SM
MD
LG