Ndërlidhjet

Bjellorusi: 15 vjet burg për liderin opozitar


Anatol Lyabedzka në gjykatë
Anatol Lyabedzka në gjykatë
Lideri i opozitës në Bjellorusi, Anatol Lyabedzka, është dënuar sot me 15 vjet burg për shkak se ka marrë pjesë në një tubim publik joligjor dhe për huliganizëm.

Dy bashkëpunëtorë të tij u dënuan me nga 10 ditë burg për akuza të njejta.

Gjithsej 10 aktivistë, përfshirë edhe dy gazetarë, ishin arrestuar dje në qendër të kryeqytetit Minsk, derisa bënin fushatë për zgjedhjet lokale, që mbahen javën e ardhshme.

Ata bartnin fanela me fotografi të të burgosurve politikë.

Lyabedzka dhe katër aktivistë të tjerë e kaluan natën në paraburgim.

Pesë të arrestuarit e tjerë ishin liruar pas disa orëve.
XS
SM
MD
LG