Ndërlidhjet

Rusi: Ella Pamfilova zgjedhet avokate e popullit


Ella Pamfilova
Ella Pamfilova
Ella Pamfilova është emëruar sot avokate e popullit të Rusisë, pas një votiimi në parlamentin e këtij vendi.

Për këtë post ajo ishte caktuar nga presidenti rus Vladimir Putin, mirëpo, është dashur edhe votimi në Dumën ruse për ta marrë pozitën Pamfilova.

Pamfilova është marrë kohë të gjatë me çështjen e të drejtave të njeriut dhe çështjet sociale.

Ajo ka shërbyer edhe si pjesë e komisionit presidencial për të drejtat e njeriut nga viti 2002 deri në vitin 2010.

Në postin e avokates së popullit, ajo vjen pas dorëheqjes së avokatit dhjetë vjeçar, Vladimir Lukin.
XS
SM
MD
LG