Ndërlidhjet

Egjipt: Vriten dy policë nga sulmet e militantëve


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarë të sigurisë në Egjipt, bëjnë me dije se dy policë të këtij shteti, janë vrarë gjatë një bastisje që po realizonin në një strehë ku po qëndronin militantët në Kajro.

Dy personat, njëri nga të cilët kolonel, u vranë pas një shkëmbimi zjarri që ngjau mes tyre dhe militantëve në qytetit al-Qanatir al-Khairya, rreth 30 kilometra në veri të Kajros.

Militantët thuhet se kanë vrarë 200 pjestarë të forcave të sigurisë në Egjipt që nga korriku i vitit të kaluar, kur u përmbys presidenti islamik Muhamed Morsi.

Shumica e sulmeve kanë ngjarë në Gadishullin Saini, i cili është vend ku mungon sundimi i ligjit, e në të cilin besohet se janë të vendosur udhëheqësit xhihadistë.

Të shtunën e kaluar, sulmuesit kanë vrarë gjashtë ushtarë në një pikë kontrolli në Kajron veriore.
XS
SM
MD
LG