Ndërlidhjet

Ushtria izraelite vret një të ri palestinez


Ilustrim
Ilustrim
Trupat izraelite e kanë qëlluar dhe vrarë një të ri palestinez në afërsi të një barrikade ndarëse, në jugperëndim të Hebroniy.

15 vjeçari Yussef Sami Shawamreh, po mblidhte bimë teksa është qëlluar për vdekje.

Forcat izraelite kanë hedhur poshtë këtë version duke thënë se i ndjeri dhe dy të rinjë të tjerë palestinez, po e shkatërronin gardhin e sigurisë.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se trupat izraelite i kanë paralajmëruar tre të rinjët që të mos i ofrohen gardhit të sigurisë.

Trupat izarelite sipas tij, kanë shtënë në ajër për t’i trembur tre palestinezët por kur ata nuk kanë pranuar që të largohen, ushtria izraelite, sipas këtij zëdhënësi ka shtënë tek gjymtyrët e poshtme të të rinjëve.

15 vjeçari është dërguar nga trupat izraelite për në spital, por ai, ka ndërruar jetë si rezultat i plagëve të marra.
XS
SM
MD
LG