Ndërlidhjet

Ban takon sot Putinin


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, do të qëndrojë sot në Moskë, ku do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin.

Të premten, Ban do të udhëtojë drejt Kievit për bisedime me ushtruesin e detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, dhe kryeministrin Arseniy Yatsenyuk.

Vizita ndodh në kohën e tensionimit të raporteve midis Rusisë dhe Ukrainës, për shkak të aneksimit të Krimesë nga Moska.

Rusia, të mërkurën, ka nisur lëshimin e pasaportave për banorët e Krimesë, duke thënë se ata janë tani qytetarë rusë.

Kievi ka thënë se do të nisë regjimin e vizave për rusët që duan të vizitojnë Ukrainën.
XS
SM
MD
LG