Ndërlidhjet

BE diskuton përgjigjen ndaj aneksimit të Krimesë


Bruksel
Bruksel
Udhëheqës të Bashkimit Evropian hapin sot në Bruksel një samit dyditor, në të cilin do të diskutohet përgjigjja e bllokut ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Pritet që liderët të vendosin për anulimin e një samitit BE-Rusi, i cili është paraparë të zhvillohet në muajin qershor.

Ata po ashtu mund të shtojnë listën e njerëzve që u ndalohet udhëtimi dhe u ngrihen asetet.

Lista që është publikuar më 17 mars, përmban tetë krimeanë, 13 politikanë rusë, të rangut të ulët, si dhe disa zyrtarë ushtarakë.
XS
SM
MD
LG