Ndërlidhjet

Oligarku ukrainas jep dorëzani 125 milion euro, mbetet në paraburgim


Oligarku ukrainas, Dmytro Firtash
Oligarku ukrainas, Dmytro Firtash
Oligarku ukrainas Dmytro Firtash, i ka ofruar dorzani gjykatës një shumë prej 125 milion eurosh por i njëjti vazhdon të qëndroj në paraburgim në Austri.

Zyrtarët austriak po e kontrollojnë origjinën e parave të Firtash i cili është njëri nga më të pasurit ukrainas.

Gjykata në Vienë tha thotë se tashmë Firtash i ka transferuar të hollat.

Ai është arrestuar në Vjenë më 12 mars.

Prej vitit 2006 ai ishte nën hetime nga agjencia amerikane FBI, ndërsa në Vjenë mbahet në pritje të procedurës së ekstradimit.

Firtash është njëri prej njerëzve më të pasur në Ukrainë dhe ka lidhje të afërta me Rusinë.

Pasurinë e tij e ka krijuar në sektorin e gazit, industrinë kimike, në media dhe në banka, ndërsa ishte mbështetësi kryesor i presidentit të përmbysur të Ukrainës, Viktor Yanukovich.
XS
SM
MD
LG