Ndërlidhjet

Afganistan: Tetë të vrarë në vendin më të sigurtë në Kabul


Hotel Serena në Kabul, Afganistan
Hotel Serena në Kabul, Afganistan
Ministria e brendshme e Afganistanit, ka bërë me dije se të pakten tetë civil u vranë nga të shtënat në hotelin Serena në qendër të Kabulit.

Zëvendësministri i brendshëm Mohammed Ayub Salangi, njoftoi sot se në mesin e të vdekurve në sulmin e së enjtes mbrëma, janë edhe dy fëmijë e dy shtetas të huaj.

Katër persona të tjerë, sipas tij, janë të plagosur.

Numri i të vdekurve i prezantuar nga ministria, është në kundërshtim me raportet e para ku thuhej se katër persona adoleshentë që kishin hyrë në hotel të armatosur, u vranë nga sigurimi i hotelit.

Talibanët që janë zotuar se do të pengojnë procesin e zgjedhjeve presidenciale më 5 prill në Afganistan, e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Hoteli Serena llogaritej si vendi më i sigurtë në Kabul dhe një ndër vendet më të sigurta në tërë Afganistanin.
XS
SM
MD
LG