Ndërlidhjet

Turqia kufizon qasjen në rrjetin social Twitter


Ilustrim
Ilustrim
Turqia sot e ka kufizuar qasjen në rrjetin social Twitter dhe atë vetëm disa orë pasi që kryeministrui Recep Tayyip Erdogan, kërcenoi se do ta “çrrënjos” këtë rrjet social.

Shumë përdorues tentuan të kenë qasje në këtë rrjet, por në orët e hershme të ditës së sotme ata i përballen me një njoftim të autoriteteve turke të telekomunikimit, ku citohen urdhërat e gjykatës për mbylljen kufizimin e dukshëm të këtij rrjeti social.

Zëdhënësi i Twitter Nu Wexler tha se kompania “është duke shiquar se çfarë po ndodhë”.

Por, ai nuk ka dhënë detaje se në cilin vend ka ndodhur kufizimi i qasjes në Twitter për përdoruesit e Turqisë.

Mediat opozitare turke, thanë se kjo është zbatuar pasi që një gjë të tillë e ka përmendur Erdogan gjatë një mitingu që ka mbajtur të enjten.

Përdorues të shumë të rrjeteve sociale në Turqi e kanë vënë nën shënjestër kryeministrin Erdogan duke qenë ky i fundit në qendër të një skandali të madh korrupsioni.
XS
SM
MD
LG