Ndërlidhjet

Hunda e njeriut mund të dallojë 1 trilion aroma


Ilustrim
Ilustrim
Hulumtuesit amerikanë thonë se hunda e njeriut mund të dallojë së paku një trilion aroma të ndryshme.

Shkencëtarët në Universitetit Rockefeller kanë kryer një studim, në të cilin 26 vullnetarëve u është ofruar një kombinim i 128 molekulave të ndryshme.

Të gjithë atyre u është kërkuar të identifikojnë një aromë nga tri mostra – dy kanë qenë të njëjta dhe një ndryshe.

Kur hulumtuesit kanë nxjerrë të gjitha kombinimet e mundshme të aromave që mund të zbulohen në këtë mënyrë, numri i tyre ka qenë së paku 1 trilion.

Bashkautorja e hulumtimit, Leslie Vosshall, ka thënë se “analiza tregon se kapaciteti njerëzor për dallimin e aromave është më i madh seç është menduar”.
XS
SM
MD
LG