Ndërlidhjet

Arrestohet një mjek për rastin e kryeministrit gjeorgjian


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët gjeorgjianë e kanë arrestuar një ekspert të mjekësisë ligjore i cili e ka ekzaminuar trupin e kryeministrit Zurab Zhvania, pas vdekjes së tij të dyshimtë në vitin 2005.

Mjeku Levan Chachua akuzohet për neglizhencë gjatë ekzaminimit të trupit të Zhvania dhe mikut të tij Raul Usupov, të cilët u gjetën të vdekur më 3 shkurt të vitit 2005.

Arrestimi vjen dy ditë pasi që fotot e autopsisë janë publikuar në internet, dhe të njëjtat tregojnë se trupi i të ndjerëve kishte pasur mavijosje dhe shenja të tjera.

Chachua i cili edhe e kishte bërë autopsinë, në raportin përfundimtar kishte shkruar se të dytë kishin vdekur si rezultat i helmimit me monoksid karboni.

Chachua është marrë në pyetje nga ana e policisë të enjten për disa orë radhazi, ndërsa sot është arrestuar.

Familja e ish-kryeministrit por edhe disa politikanë gjeorgjianë e kishin kundërshtuar raportin zyrtar të utopsisë duke pretenduar se kryeministri ishte vrarë.
XS
SM
MD
LG