Ndërlidhjet

Franca pezullon bashkëpunimin ushtarak me Rusinë


Ministri francez i mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian
Ministri francez i mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian
Franca është duke pezulluar shumicën e bashkëpunimeve të saj që ka pasur deri më tani me Rusinë, si përgjigje ndaj ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë.

Ministri i mbrojtjes franceze Jean –Yves Le Drian, gjatë vizitës së tij në Estoni tha se edhe Franca është e gatshme që të dërgoj katër aeroplanë ushtarak në Poloni dhe shtetet e baltikut për t’iu bashkuar patrullave të tjera të NATO-s.

Le Drian tha se ndërprerja e marëdhënieve me Rusinë, nënkupton ndërprerjen e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.

Njoftimi i shefit të mbrojtjes franceze erdhi të premten kur Ministria e Ekonomisë në Gjermani tha se qeveria ka vendosur të pezulloj të gjitha eksportet drejt Rusisë, që lidhen me mbrojtjen.
XS
SM
MD
LG