Ndërlidhjet

Ukrainë: Arrestohet kryesori i energjetikës


Ilustrim
Ilustrim
Policia ukrainase e ka arrestuar sot udhëheqësin e kompanisë shtetërore të energjetikës, Yevhan Bakulin në kuadër të një hetimi për korrupsion.

Në një deklaratë në rrjetin Facebook, ministri i brendshëm Arsen Avakov, ka bërë me dije se policia po heton tri raste të korrupsionit ku si rezultat i korrupsionit në industrinë e gazit, shteti ka humbur rreth 4 miliardë euro.

Bakulin, sipas ministrit, është i dyshuar se po udhëheqte një “grup kriminal”, anëtarët e të cilit grup përfshijnë zyrtarë të lartë aktual, por edhe ish-zyrtarë në qeverinë e kaluar.

Ministri nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtyre hetimeve policore.
XS
SM
MD
LG