Ndërlidhjet

Ushtria izraelite i vrau katër palestinezë


Protestuesit palestinezë duke hedhur gurë kundër forcave të sigurisë izraelite në Xhenin në fillim të këtij viti
Forcat e sigurisë së Izraelit i kanë vrarë katër palestinezë gjatë një ndërhyrjeje në kampin e refugjatëve në Xhenin në Bregun Perëndimor.

Ushtria e Izraelit tha se gjatë natës synonte ta arrestonte një militant islamist të Hamasit, i akuzuar për komplot për vrasje të izraelitëve.

Ushtria tha se ai ishte barrikaduar në shtëpinë e tij dhe kishte hapur zjarr, duke i plagosur dy ushtarë izraelitë, por pastaj ai ishte vrarë.

Burime palestineze thanë sot se edhe tre palestinezë të tjerë ishin vrarë, derisa protestuesit ishin konfrontuar me forcat izraelite.

Grupi Hamas e ka kontrollin ndaj Rripit të Gazës.

Bisedimet për arritjen e paqes ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, kanë arritur pak progres, prej se ato vazhduan vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG