Ndërlidhjet

Gjeorgji: Ish-presidenti thirret për dëshmi në hetime penale


Mikheil Saakashvili
Mikheil Saakashvili
Prokurorët në Gjeorgji e kanë thirrë ish-presidentin e këtij vendi, Mikheil Saakashvili, për tu marrë në pyetje si dëshmitar në hetimet penale.

Në një njoftim të sotëm, Zyra e prokurorisë tha se Saakashvilit i është dërguar thirrja, që të paraqitet të enjten e ardhshme, lidhur me 10 raste, përfshirë edhe hetimin e mundshëm lidhur me vdekjen e ish-kryeministrit, Zurab Zhvania, që ishte edhe bashkëpunëtor i tij i afërt, në vitin 2005.

Aktualisht, Saakashvili nuk është në Gjeorgji.

Ai është angazhuar për mësimdhënie në një universitet në Stetet e Bashkuara, prej se e përfundoi mandatin e tij në postin e presidentit, në nëntor të vitit të kaluar.

Disa prej aleatëve të tij janë nën hetime për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës.

Këto akuza janë bërë prej se koalicioni Ëndërra gjeorgjiane, e udhëhequr nga Bidzina Ivanishvili, e mori qeverisjen, pas zgjedhjeve parlamentare në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG