Ndërlidhjet

Ukrainë: U sulmuan bazat ushtarake në Krime


Kufitarët e Ukrainës gjatë një ushtrimi në një lokacion 120 kilometra larg qytetit Donjeck
Kufitarët e Ukrainës gjatë një ushtrimi në një lokacion 120 kilometra larg qytetit Donjeck
Forcat pro-ruse duket se kanë depërtuar në një bazë të forcave ajrore të Ukrainës në Krime.

Një makinë e blinduar është parë duke hyrë në bazën në Belbek, afër Sebastopolit, ndërsa një ambulancë është parë duke hyrë në kompleks me shpejtësi të madhe.

Ka pasur raporte nga dëshmitarët për eksplodime dhe të shtëna me armë.

Këto zhvillime ndodhën pas ultimatumit rus për personelin e Belbekut që ta dorëzoj bazën.

Në pjesën perëndimore të Krimesë, afro 200 protestues kanë depërtuar në bazën tjetër ajrore në qytetin Novofedorivka.

Perosneli ushtarak ukrainas ishte barrikaduar brenda ndërtesave dhe kishte gjuajtur bomba tymi kundër personave që depërtonin nga kulmi.

Në qytetin Donjeck në Ukrainë, afro 5 mijë njerëz kanë marrë pjesë në një tubim pro-rus, duke brohoritur slogane për mbajtje të referendumit për ndarje nga Ukraina.
XS
SM
MD
LG