Ndërlidhjet

Kabul: Karzai dhe SHBA-të diskutuan për marrëveshje të sigurisë


Pamje nga Kabuli
Pamje nga Kabuli
Një delegacion dypartiak i Kongresit të Shteteve të Bashkuara i ka bërë thirrje presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, për ta nënshkruar marrëveshjen e sigurisë me Uashingtonin dhe ka kërkuar nga ai për ta rishqyrtuar qëndrimin e Afganistanit lidhur me lirimin e të burgosurve, që kosiderohen kërcënim për siguri nga Shtetet e Bashkuara.

Në takimin e sotëm në Kabul të Afganistanit, Karzai u takua me delegacionin amerikan të udhëhequr nga senatorja, Kelly Ayotte.

Deri tash Karzai ka refuzuar ta nënshkruaj Marrëveshjen Bilaterale të Sigurisë, për të cilën janë zhvilluar negociata ndërmjet Kabulit e Uashingtonit, deri në fund të vitit të kaluar.

Me këtë marrëveshje do të rregullohej qëndrimi i forcave ndërkombëtare në Afganistan, pas vitit 2014.

Në deklaratën e sotme të presidentit Karzai theksohet se ai “ka përsëritur se qëndrimi i popullit të Afganistanit ndaj Marrëveshjes Bilaterale të Sigurisë mbetet i pandryshuar”.
XS
SM
MD
LG