Ndërlidhjet

SHBA: Nga rrëshqitja e dheut – 3 të vdekur


Ilustrim
Ilustrim
Raportohet se në Uashington tre vetë e kanë humbur jetën pas një rrëshiqtjeje masive të dheut.

Zyrtarët thanë se së paku tetë persona të tjerë kanë pësuar lëndime, ndërsa gjashtë shtëpi janë shkatërruar.

Autoritetet kanë thënë se rrëshqitja e papastërtive, drunjëve, gurëve dhe mbeturinave të tjera ishte së paku 40 metra e gjërë.

Rrëshqitja, që ndodhi mbrëmë, krejtësisht e ka bllokuar rrugën State Route 530, afro 90 kilometra në veri të vendit Seatle.
XS
SM
MD
LG