Ndërlidhjet

Putin: Administrata ruse në Krime - javën e ardhshme


Vladimir Putin
Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar që administrata e Rusisë të vendoset në Krime brenda javës së ardhshme.

Dekreti i sotëm i Putinit kërkon që policia, mbrojtja civile, inteligjenca vendëse dhe strukturat e tjera qeveritare, të harmonizohen me ligjin dhe procedurat ruse deri më 29 mars.

Ky urdhër u bë dy ditë pasi Putin e ka nënshkruar legjislacionin, me të cilin shpallet aneksimi i Krimesë së Ukrainës, që është kundërshtuar fuqishëm nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë imponuar sanksione kundër Rusisë.
XS
SM
MD
LG