Ndërlidhjet

Dyshohet se sulmi në Kabul ishte punë e shërbimit të huaj sekret


Ilustrim
Ilustrim
Afganistani ka bërë me dije se sulmi në hotelin luksoz të Kabulit, që la të vdekur nëntë persona, ishte i planifikuar nga një shërbim sekret i huaj.

Në një deklarate të lëshuar, Këshilli i Afganistanit për Siguri Kombëtre nuk ka specifikuar se prej cilit vend janë personat që pretendohet se janë përgjegjës për sulmin në hotelin Serena.

Pavarësisht kësaj, zyrtarët afgan në mënyrë të vazhdueshme e kanë akuzuar Pakistanin për mbështetjen e grupeve terroriste brenda Afganistanit.

Këshilli i Afganistanit për Siguri Kombëtare bën me dije se një diplomat pakistanez është parë në hollin e hotelit pak para se të ndodhë sulmi i armatosur.
XS
SM
MD
LG