Ndërlidhjet

Pakistan: Gjendet e vdekur punëtorja e rrëmbyer shëndetësore


Pakistan
Pakistan
Policia pakistaneze thotë se ka gjetur trupin e vdekur të një punëtoreje shëndetësore, të hedhur në fushë.

Salma Ghani, 32 vjeçe, është nxjerrë nga shtëpia e saj, të dielën në Peshauar, nga pesë persona të paidentifikuar.

Burimet zyrtare i kanë thënë agjencisë AFP se nuk është ende e qartë nëse ajo është vrarë për shkak të pjesëmarrjes në fushatën kundër poliomelitit.

Rreth 56 njerëz janë vrarë nga sulmet e militantëve kundër ekipeve të poliomelitit në Pakistan, qysh në dhjetor të vitit 2012.

Talibanët pakistanezë dhe grupet e tjera militante kundërshtojnë vaksinimin, duke thënë se SHBA e shfrytëzon atë si mbulesë për spiunim.

Pakistani, Afganistani dhe Nigeria janë të vetmet vende në botë ku poliomeliti vazhdon të mbetet endemik.

Pakistani ka regjistruar 91 raste të prekura vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG