Ndërlidhjet

Siria: Kerry shpreson në bashkëpunimin rus


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka shfaqur shpresën se kriza në Krime nuk do të ndikojë bashkëpunimin e Rusisë për të shkatërruar stoqet kimike të Sirisë.

Duke folur në Hagë, Kerry ka thënë se shpreson që motivet, të cilat e kanë bërë Rusinë që të jetë partner në këto përpjekje, të ekzistojnë ende.

Qeveria e Sirisë është pajtuar të shkatërrojë stoqet e saj kimike, pas një sulmi të dyshuar kimik, që ka vrarë qindra njerëz, vitin e kaluar pranë Damaskut.

Marrëveshja është ndërmjetësuar nga Kerry dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov.

Kerry ka konfirmuar se gjysma e armëve të deklaruara kimike të Sirisë janë transferuar jashtë ose janë shkatërruar brenda Sirisë.
XS
SM
MD
LG