Ndërlidhjet

Vritet lideri i Sektorit të Djathtë në Ukrainë


Alexander Muzychko
Alexander Muzychko
Raportet e mediave nga Ukraina thonë se njëri nga liderët e lëvizjes Sektori i Djathtë, Alexander Muzychko, është vrarë në qytetin Rivne.

Deputeti ukrainas, Oleksandr Doniy, ka shkruar në Facebook se atij i është thënë se Muzychko është rrëmbyer nga persona të armatosur dhe se pastaj është hedhur nga një automjet me duar të lidhura dhe me plagë në gjoks.

Këtë muaj, kundër Muzychkos është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar.

Ai kërkohej në Rusi për gjoja torturimin dhe vrasjen e rreth 20 ushtarëve rusë, gjatë luftës me separatistët çeçenë, më 1994 dhe 1995.
XS
SM
MD
LG