Ndërlidhjet

Sulmohet zyra e komisionit zgjedhor në Afganistan


Afganistan
Afganistan
Raportet nga Afganistani thonë se militantët kanë kryer një sulm vetëvrasës në një zyrë të komisionit zgjedhor në Kabul.

Zyrtari i policisë, Sayed Gul Aga Hashmi, ka thënë se sulmi është kryer nga dy sulmues vetëvrasës.

Sipas tij, njëri ka shpërthyer makinën, ndërsa tjetri jelekun e tij.

Nuk ka ende raporte për viktima eventuale.

Vendi ku ka ndodhur sulmi ndodhet pranë shtëpisë së kandidatit presidencial, Ashraf Ghani.

Talibanët, të cilët janë zotuar se do të pengojnë zgjedhjet presidenciale të 5 prillit në Afganistan, kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG