Ndërlidhjet

Kremlini: Bojkotimi i G8-ës, kundërproduktiv


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.
Kremlini thotë se vendimi i G8-ës, grupit të tetë vendeve më të industrializuara, për të anuluar samitin e ardhshëm në Rusi, është “kundërproduktiv”.

Udhëheqësit e G7-ës, grupit i cili përbëhet nga shtatë fuqi të mëdha industriale, por që nuk përfshin Rusinë, kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në samitin e G8-ës, të planifikuar për në muajin qershor në Soçi, në shenjë proteste ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, ka thënë se vendimi do të dëmtojë edhe Rusinë, edhe vendet e G7-ës.

Ai ka thënë se Moska është ende e interesuar për kontakte me vendet e tjera të G8-ës.
XS
SM
MD
LG