Ndërlidhjet

Jemen: Rrëmbehet një diplomat dhe shoqëruesja e tij


Ilustrim
Ilustrim
Persona të armatosur e kanë rrëmbyer një diplomat perëndimor dhe një grua që po e shoqëronte atë në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa.

Burime diplomatike dhe dëshmitarë në vendngjarje kanë bërë me dije se diplomati u rrëmbye nga një makinë që po lëvizte në distriktin Hada, ku janë të vendosura shumë ambasada.

Rrëmbyesit janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk ka asnjë koment në lidhje me kombësinë e viktimave.

Rrëmbimi i të huajve në Jemen është diqka e zakonshme.

Këto rrëmbime shpesh kryhen nga militantë islamik dhe nga fise që kërkojnë që përmes rrëmbimeve të bëjnë presion tek qeveria, për të liruar të afërmit që i kanë të burgosur.
XS
SM
MD
LG