Ndërlidhjet

SHBA reagon pas dënimit me vdekje për 529 përsona në Egjipt


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e Bashkuara thanë se është e pafalshme për Egjiptin që të dënoj me vdekje 529 anëtarët e partisë së paligjshme “Vllazëria Myslimane”.

Reagimi i SHBA-vjen një ditë pasi që një gjykatë egjiptiane i dënoi me vdekje 529 persona, për sulm ndaj policisë dhe vrasjen e një polici gjatë protestave të gushtit të vitit të kaluar.

“Vendosja e denimit me vdekje ndaj 529 personave pas një gjykimi dy-ditor, do të ishte e pafalshme”, ka thënë sot zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Marie Harf.

Ajo ka shtuar se, Shtetet e Bashkuara janë duke e vlerësuar politikën e tyre të ndihmës ndaj Egjiptit.

Përveç dënimit të 529 personave, shumica nga të cilët në mungesë, e njëjta gjykatë në Egjipt, të martën e ka nisur edhe një proces tjetër gjyqësor kundër 683 të akuzuarve për vepra të njëjta penale.

Edhe gjykimi i së martës, është mbajtur teksa shumica e të pandehurve po akuzohen në mungesë.
XS
SM
MD
LG