Ndërlidhjet

Kinë: Michelle Obama e përfundoi vizitën njëjavore


Michelle Obama
Michelle Obama
Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, e ka përfunduar qëndrimin e saj njëjavor në Kinë, me vizitën në një stacion për shumimin e pandave dhe me ushqim në një restorant tibetian.

Zonja Obama, që në këtë vizitë shoqërohej nga dy vajzat e saja dhe e ëma, i ka ushqyer pandat me molla në një qendër në Provincën Siçuan.

Lidhur me ushqimin në restorantitn tibetian në qytetin Çendu, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ky restorant ishte zgjedhur për shkak të interesimit të familjes Obama për “të drejtat e minoriteteve në Kinë”.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se tibetianët ballafaqohen me shtypje fetare dhe kulturore në Kinë.

Më se 120 tibetianë janë vetëdjegur gjatë viteve të fundit, në shenjë proteste kundër sundimit kinez.

Udhëtimi i Michelle Obama ishte i fokusuar në çështje jopolitike.

Por, ajo e ka përmendur barazinë etnike dhe lirinë fetare, në fjalimin e mbjatur në një shkollë të lartë në Çendu.
XS
SM
MD
LG