Ndërlidhjet

Banka botërore paralajmëron uljen e GDP-së në Rusi


Ilustrim
Ilustrim
Banka Botërore thotë se aneksimi i gadishulit ukrainas të Krimesë nga Kremlini mund ta çojë Rusinë në recesion.

Në raportin vjetor të publikuar, Banka Botërore tha se GDP-ja e Rusisë mund të ulet për 1.8 për qind në vitin 2014 në rast se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja e godisin Moskën me sanksione tregëtare.

Edhe në qoftë se Perëndimi nuk zbaton sanksione tregtare ndaj Rusisë, sipas raportit, ekonomia do të rritet vetëm 1.1 për qind në këtë vit.

Ekonomia ruse ka pasur një rritje prej 1.3 për qind gjatë vitit të kaluar, që është rritja e dytë më e ulët që nga viti 2001.

Presidenti amerikan Barak Obama dhe udhëheqësit e G7-tes janë dakorduar që të mos ndjekin sanksione të ashpra kundër Rusisë, nëse kjo e fundit nuk ndërmerr masa të tjerë në Ukrainë apo në ndonjë vend tjetër fqinj.
XS
SM
MD
LG