Ndërlidhjet

SHBA :Shpallet fajtor dhëndrri i Bin Ladenit


Ilustrim
Ilustrim
Dhëndrri i Osama Bin Ladenit është gjetur fajtor për konspiracion për të vrarë amerikanët si dhe për mbështetjen ndaj terroristëve.

Sulaiman Abu Ghaith, është njëra nga figurat e rangut më të lartë të organizatës Al-Qeada që është gjykuar në Shtetet e Bashkuara.

Abu Ghaith, 48 vjeçar ishte zëdhënësi i Al-Qeandadhe si i tillë, zëri i tij, ishte dëgjuar në videot e publikuara pas sulmeve të 11 shtatorit.

Abu Ghaith, i cili vepronte si imam në Kuvajt u arrestua vitin e kaluar në Jordani për tu ekstraduar më pas në New York.

Ai para gjykatë,s pranoi se me kërkesë të Osama Bin Ladenit kishte pranuar që zëri i tij të dëgjoihej në videot e publikuara.

Bazuar në akuzat ndaj tij, ai ka gjasë që të dënohet me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG