Ndërlidhjet

Pakistan: Takohen qeveritarët dhe talebanët


Ilustrim
Ilustrim
Takimi i parë ballë për ballë në mes të qeverisë së Pakistanit dhe liderëve të talibanëve është mbajtur sot në një vend të fshehtë në veriperëndim të Pakistanit.

Negociatat shënojnë kontaktin e parë të drejtpërdrejtë që kur procesi për paqe në Irak ka filluar vitin e kaluar.

Njëri nga negociatorët nga ana e talebanëve, Maulana Samiul Haq, tha se diskutimi i sotëm ka zgjatur shtatë orë dhe takimet do të vazhdojnë gjatë javës.

Haq, takimin e parë, e ka vlerësuar si të frytshëm.

Një zëdhënës i talebanëve tha, se palët kanë diskutuar shumë çështje duke përfshirë edhe atë se si të bëhet shkëmbimi i të burgosurve, me qëllim të vazhdimit të armpushimit.

Në shkurt të këtij viti, talebanët kanë paralajmëruar një muaj armëpushim.

Edhe qeveria në anën tjetër i ka ndaluar sulmet ndaj militantëve.

Bisedimet po zhvillohen me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për ti dhënë fund dhunës që në vitet e fundit, ka marrë jetën e mijëra njerëzve.
XS
SM
MD
LG