Ndërlidhjet

Kazakistan: Gjykohet gjyqtari për një vendim të paligjshëm


Ilustrim
Ilustrim
Gjyqtari kazak që e kishte liruar një biznesmen rus që po akuzohej për urdhërimin e një vrasje, tashmë po gjykohet vet.

Gjyqtari Kuplash Otemisova, ishte arrestuar në shtator të vitit të kaluar si i akuzuar për lëshimin e një vendimi të kundërligjshëm.

Gjyqtari kishte vendosur që të dënuarit me 12 vite burgim Aleksandr Sutyaginsky, ti zëvendësohet denimi me një dënim me kusht për gjashtë vite.

Sutyaginsky ka ikur në Rusi pas lirimit të tij.

Gjyqtari që e liroi atë, tashmë përballet me akuza sipas të cilave mund të dënohet me një denim deri në shtatë vite burgim.
XS
SM
MD
LG