Ndërlidhjet

FMN pritet që ta publikoj pakon e ndihmës për Ukrainën


Ilustrim
Fondi Monetar Ndërkombëtarë pritet që gjatë ditës së enjte të bëj publike një pako ndihmëse për Ukrainën në vlerë prej 15 miliardë dollarë.

Gazeta Financial Times, e ka bërë publike këtë informacion duke u bazuar në burim të saja brenda diskutimeve në FMN.
FMN-ja e kishte konsideruar që Ukrainës si një “infuzion i shpejtë” i nevojitet një shumë një miliardëshe.

Mirëpo, pas diskutimeve me zyrtarët në Kiev, dhe pas bisedave që janë zhvilluar sot, pakoja e ndihmës ndaj Ukrainës pritet që të bëhet publike të enjten.

Ministri ukrainas i Financave Olexander Shlapak, ka thënë të martën se Kievi po negociuon për një pako nga 15 deri në 20 miliardë dollarë nga ana e FMN-së.

Misioni i FMN-së ka arritur në Kiev më 4 mars për shqyrtimin e gjendjes financiare pas rrëzimit të presitentit Viktor Yanukovych.
XS
SM
MD
LG