Ndërlidhjet

Agfanistan: Organet e rendit premtojnë siguri gjatë zgjedhjeve


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i brendshëm afgan Umer Daudzai, pavarësisht përshkallëzimit të kryengritjeve nga talebanët, ka premtuar se do të sigurojnë një votim të sigurtë në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen gjatë javës së ardhshme.

Votuesit afgan pritet që të zgjedhin pësuesin e presidentit Hamid Karzai, më 5 prill.

Këto zgjedhje shënojnë hapin e parë demokratik në historinë e Afganistanit.

Gjatë një interviste të dhënë për Reuters, Daudzai tha se “Armiqtë tanë po përpiqen që të bëjnë presion mbi ne dhe të prishin zgjedhjet”.

Por ai, shfaqi shpresën se militantët nuk do të jenë në gjendje që ta prishin votimin duke u zotuar se “Do të ketë siguri dhe populli do të dalë të votoj në një mjedis të sigurtë”.

Talibanët janë zotuar se do të prishin votimin e 5 prillit, përmes bombave dhe vrasjeve.

Të martën gjatë një sulmi vetëvrasës në një zyrë të Komisionit zgjedhor, dhjetë persona u vranë, duke përfshirë në këtë mes edhe pesë nga sulmuesit.
XS
SM
MD
LG