Ndërlidhjet

Uzbekistan: Banka qendrore ndalon transferet përmes një firme ruse


Ilustrim
Ilustrim
Banka qendrore e Uzbekistanit, i ka urdhëruar të gjitha bankat në vend , që nga data 1 prill të ndalojnë të gjitha transferet elektronike të parave, që vijnë përmes kompanisë ruse për transferin e të hollave, Zolotaya Korona.

Përfaqësuesit e bankave në Uzbekistan, thanë se nuk është dhënë ndonjë arsyetim në lidhje me vendimin e Bankës qendrore.

Mijëra emigrantë nga Uzbekistani që veprojnë në Rusi e kanë shfrytëzuar kompaninë ruse për transferimin e të hollave, për të dërguar para tek familjet e tyre në Uzbekistan.

Ata tashmë jaën të detyruar që të përdorin Western Union, Money Transfer dhe Asia Express për të dërguar të holla, ndonëse shërbimi i këtyre kompanive është shumë më i shtrenjtë.

Zyrtarët nga Zootaya Korona, nuk kanë pranuar të komentojnë në lidhje me këtë lajm.
XS
SM
MD
LG