Ndërlidhjet

Akuza e kundërakuza në Kuvendin e Kosovës


Ilustrim
Ilustrim
Me akuza dhe kundër akuza ndërmjet opozitës dhe Qeverisë, ka nisur seanca e radhës në Kuvendit të Kosovës.

Deputetët opozitarë kanë akuzuan qeverinë duke thenë se ajo ka bërë koncesione në vazhdimësi me Serbinë në dëm të Kosovës.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri, deri sa i është përgjigjur kritikave tha se Kosova për një kohë të shkurtër ka arritur suksese të mëdha si në planin e brendshëm ashtu edhe në planin e jashtëm.

Sipas saj, dialogu me Serbinë ka sjellur rezultate të prekshme.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se qeveritarët kosovar janë treguar kompromisaxhinjtë të pashembullt.

Ai shtoi se politika e Qeverisë së Kosovës ndaj veriut të Kosovës ka qenë një dështim total, teksa ka rikujtuar barrikadat në veri.

“Ajo që e ka karakterizuar pushtetin qeveritar të Kosovës këto gjashtë vitet e pavarësisë ka qenë një prirje e vazhdueshme për të lëshuar pe ndaj Serbisë. Qeveritarët e Kosovës janë kompromisaxhinj të pashembullt”, tha në Kuvend Konjufca.

Edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj vlerësoi se gjendja në veri, jo që nuk ka ndryshuar për të mirë, por sipas tij, është përkeqësuar.
XS
SM
MD
LG