Ndërlidhjet

Anija Soyuz arriti në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë


Ilustrim
Ilustrim
Anija kozmike ruse, Soyuz, me dy astronautë rusë dhe një amerikan, ka arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, pas vonesës prej dy ditësh.

Anija me astronautët, Aleksandr Skvortsov dhe Oleg Artemyev nga Rusia, dhe Steve Swanson nga Shtetet e Bashkuara, është lansuar pardje nga një bazë në Kazakistan dhe pas gjashtë orëve parashihej arritja në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Por, dy orë pas lansimit, për shkak të disa problemeve teknike, u shkaktuan vonesa.

Prej se flotën e vet të gjithsësisë, agjencia amerikane NASA e ka tërhequr nga përdorimi, Shtetet e Bashkuara, varen nga Rusia për dërgimin e astronautëve të vet në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë. Kjo agjencisë NASA i kushton 63 milionë dollarë për një astronaut.
XS
SM
MD
LG