Ndërlidhjet

Kërkime në një hapësirë tjetër për aeroplanin e zhdukur të Malajzisë


Një aeroplan i Koresë Jugore i angazhuar në kërkimet për aeroplanin e zhdukur të Malajzisë
Një aeroplan i Koresë Jugore i angazhuar në kërkimet për aeroplanin e zhdukur të Malajzisë
Autoritetet në Australi thonë se kërkimet për aeroplanin e zhdukur të Malajzisë kanë kaluar në një hapësirë tjetër, pasi ka pasur të dhëna të reja “të besueshme” se aeroplani në fluturimin MH370 kishte fluturuar më shpejt se që ishte menduar fillimisht para se të rrëzohej në Oqeanin Indian.

Dhjetë aeroplanë dhe gjashtë anije nga gjashtë vende – Australia, Kina, Japonia, Zelanda e Re, Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara – janë përfshirë në kërkime.

Zona e re e kërkimit gjendet në largësi prej 1100 kilometraash në verilindje të lokacionit ku janë zhvilluar kërkimet aktuale.

Aeeroplani i tipit Boeing 777 i kompanisë Malaysia Airlines me 239 njerëz, që fluturonte prej Kuala Lumpurit të Malajzisë për në Pekin të Kinës, është zhdukur më 8 të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG