Ndërlidhjet

Rusi: Sanksionet e Zvicrës – kundërproduktive


Ilustrim
Ilustrim
Moska thotë se vendimi i Zvicrës për sanksionimin e Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë, është “kundërproduktiv”.

Ministria e jashtme e Rusisë thotë se këto sanksione e “injorojnë realitietin dhe shpjegimet” e dhëna nga autoritetet ruse për situatën në gadishullin e Krimesë në Ukrainë.

Pardje, Zvicra ka imponuar ndalime të udhëtimit për një numër të zyrtarëve rusë, i ka ndalur negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë dhe e ka suspenduar eksportin e armatimit në Rusi.

Poashtu, Zvicra i ka bllokuar pasuritë e presidentit të përmbysur të Ukrainës, Viktor Yanukovich, dhe të ndihmësve të tij në bankat zvicerane.
XS
SM
MD
LG